Gjatë raportimit të tij në KLP për punën e SPAK, kreu i këtij institucioni, Altin Dumani foli edhe për problematikin e hasur me dosjet e mbartura.
“Një shqetësim që dua ta ngre është shqyrtimi përpara gjyqtarët të seancës paraprake. Ky shqyrtim merr shumë kohë, kodi i procedurës parashikon që seanca paraprake ka afat një mujor. Kjo sjell problematika sa i përket afateve të paraburgimit. E njëjta situatë është dhe me gjykim e shkurtuar. Aplikimi i tij tashmë kërkon kohë. Zgjatet koha e trajtimit të çështjes. Sa i takon zgjatjes së çështjeve të mbartuara, hetimet kërkojnë kohë. Sa i takon përgjigjeve nga institucionet shteterore, nuk them që është problematike dhe nuk kushtëzohet prokurori nga kjo. Çështjet që varen nga bashkëpunimi me autoritetet gjyësore të huaja, ka raste që zgjasin shumë, 2-3 dhe 5 vite. Dhe ekzekutimi i letër porosive merr kohë. Nuk flas vetëm për krimin e organizuar por edhe për raste korruptive.” tha Dumani.
Lidhur me masën e rritjes së nivelit të korrupsionit që momentalisht është prej 50 mijë lekë, Dumani shprehu edhe një herë qëndrimin e tij se nevojitet të shihet kufiri monetar.
“Unë kam deklaruar që ka nevojë të ndryshohet kufiri monetar, duhet të rritet, 50 euro është një vlerë simbolike. SPAK është krijuar për të ndjekur rastet e korrupsionit të madh.”u shpreh Dumani. /abcnews.al