Dosje voluminoze për teatrin në Bylisi-Tirana, zbulohet plani i hetimeve

schedule16:20 - 7 Korrik, 2020

schedule 16:20 - 7 Korrik, 2020

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur hetimet për ndeshjen Bylis-Tirana, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Siç raporton Procesi Sportiv, një dosje voluminoze është duke u hetuar nga Komisioni i Etikës në FSHF, me Federatën që ka kontaktuar ekspertë të video-analizës që janë të huaj.

“Për të evituar ndërhyrjet dhe për të patur gjithcka më të specializuar për hetime të tilla, FSHF ka kontaktuar ekspert vidioanalizues të huaj, që janë dhe me profesion trajner futbolli, të cilët kanë analizuar këtë ndeshje.

Performacën e lojtarëve, ndryshimin e saj nga pjesa e parë në të dytën, pozicionet e ndryshuara në formacion dhe gjithcka të karakterit teknik që dyshohet në këtë takim. Një formë e tillë hetimi ka kryqëzuar edhe skuadrën e Skëndërbeut në hetimin që ka patur në UEFA, nga ku ka marrë një dënim 10-vjecar vetëm në bazë dyshimesh.

Gjithashtu, burimet konfirmojnë se për skuadrën e Tiranës ka edhe një raport tjetër i sinjalizim UEFA-s, për ndeshjen e parë të Kupës mes Tiranës dhe Beslidhjes e cila përfundoi me shifrat 5-1, por ai raport është më pak dyshues se sa për ndeshjen me Bylisin. Takimi në Ballsh ka hapur një hetim më të gjerë pasi bashkë me ndeshjen e Kupës është vënë nën hetim edhe ndeshja e fundit në kampionat mes Bylisit dhe Tiranës ku bardheblutë fituan me rezultatin 2-0.

Po analizohet nëse ka lidhje mes këtyre dy ndeshjeve dhe nëse gjithcka ka qenë pjesë e një marrëveshjeve mes dy ekipeve”, shkruan Procesi Sportiv./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!