Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuco u ndal tek akuza e Gazmend Bardhit lidhur me implikimin e Olsi Ramës në cështjen ‘Xibraku’. Sipas tij, këto janë retorika që kërkojnë të fitojnë kapital për zgjedhjet. Karamuco u shpreh se nëse do të kishte informacione, do të ishin në dosje pasi këto cështje shqyrtohen së bashku me partnerët ndërkombëtar.
“Këto janë retorika politike që kërkojnë të fitojnë kapital për zgjedhjet, janë institucionet që kanë një dosje. Ta harrojnë të gjithë politikanët që të kenë diçka në dosje dhe të mos jenë hetuar sepse janë dosje me partnerë të huaj.
Unë mendoj që qëndrimi që është mbajtur është sipas ligjit. Për nje objektiv politik që kë dhe që nuk realizohet në bazë të thashethemeve dhe nuk mundet dot që në bazë të deklarimeve të arrish në akuzë. Ti ke bërë detyrën dhe po i beson instuticionit. Derisa në konkluzionin që nuk kemi asnjë element për të nisur hetimet, atëherë kjo gjë ka marrë fund. Duhet t’ju besojmë instiucioneve tona dhe jo të vëmë me shpatulla pas murit SPAK. Nëse partnerët ndërkombëtar do kishin vërtetë informacione, do ishin në dosje.” / abcnews.al