Dosja Xibraka/ Lirohet nga burgu Ermal Hoxha

schedule21:29 - 17 Shtator, 2018

schedule 21:29 - 17 Shtator, 2018

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha ka lënë qelitë e burgut ku vuante dënimin për trafik lëndësh narkotike pasi u lirua me kusht. Hoxha ka lënë qelinë në burgun e Fierit në 13 shtator, por lajmi i lirimit të tij është bërë ë ditur vetëm mbrëmjen e së hënës. Ermal Hoxhës i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj burg, kur përfitoi nga lirimi me kusht. Ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim, por falë gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim. Nipi i Enver Hoxhës u arrestua gjatë një aksioni ndërkombëtar i cili zbuloi një laborator kokaine në Xibrakë të Elbasanit.  Operacioni “Xibraka” u zhvillua më 14 Janar të 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 shtetas kolumbianë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!