Abcnews.al ka siguruar dosjen hetimore të prokurorisë pas firmosjes së 32 urdhër arresteve pas dëshminë së Nuredin Dumanit i arrestuar i plagosur pasi i kishte shpëtuar një atentati që dyshohet se ishte organizuar nga rivalët.
Nuredin Dumani një nga emrat më të përfolur të botës së krimit dhe “ushtari” i tij Henrik Hoxhaj dy të penduar të drejtësisë akuzohen për disa vepra penale. Dumani akuzohet për katër vrasje, vrasje të mbetura në tentativë dhe grup i strukturuar kriminal.
Bashkë me Talo Çelën Dumani akuzohet për vrasjen e Fatmira Habili (Dedaj), në 2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Një nga emrat më të lakuar të botës së krimit akuzohet edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit në 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan; vrasjen e Bujar Çelës më 17 shtator 2020, në Elbasan; për atentatin ndaj Lulzim Masha (ndodhur në Tiranë); Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje ndaj Indrit Dokles; “Shkatërrim i pronës me eksploziv” të shtëpisë së Talo Çelës në 05 nëntor 2020;
Jo të pakta kanë qenë rastet e dhunës dhe vjedhjeve të kryera nga Dumani. Disa prej tyre janë: Dhuna në familje” në dëm të Blerta Bengasi (Ruçi); “Vjedhje me dhunë”, në dëm të Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Bera); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Sokol Sanxhaktarit; “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm tëMustafa Subashit; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm tëElton Kila (i thirrur Oti); “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit); “Vjedhje me dhunë” në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës; Vjedhje me dhunë”, në dëm të Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit; “Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, në dëm të Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit).
Ndaj Henrik Hoxhajt,”ushtarit” të Nuredin Dumanit të dy të arrestuar në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy, rëndojnë 8 akuza. Henrik Hoxhaj akuzohet për “Vrasja me paramendim e mbetur në tentative”, kundrejt Filip Gjeloshi (ngjarje e datës 05.02.2011 në qytetin e Tiranës) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) dhe në dëm të viktimave Besmir Haxhia e Viktor Haxhia (ngjarje e ndodhur në datën 27.04.2020 në qytetin e Durrësit); vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan; “Vrasje me paramendim” në dëm të Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Indrit Dokles; Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Elton Kila (i thirrur Oti); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm Talo Çelës. Ai ka qenë i përfshirë edhe në atentatin e Sokol Sanxhaktarit.
/abcnews.al