Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK çon në gjyq Astrit Vladin e Erida Lazimin

schedule09:30 - 25 Korrik, 2025

schedule 09:30 - 25 Korrik, 2025

Prokuroria e Posaçme njoftoi të premten se ka përfunduar hetimet ndaj avokates Erida Lazimi dhe biznesmenit Astrit Vladi, të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës, për të favorizuar të pandehurit e dosjes së njohur si “Toyota Auris”.

Sipas SPAK, ky procedim është ndarë nga një dosje tjetër e regjistruar në dhjetor të vitit të kaluar, që ka si objekt hetimin e veprime të një numri të konsiderueshëm funksionarësh dhe ish-funksionarësh të sistemit të drejtësisë.

Ky hetim është vijimësi e dosjes penale ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeres së Policisë Gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatit Radovan Çela dhe biznesmenit Astrit Vladi, të akuzuar për ndikim të paligjshëm e korrupsion në çështjen e “Toyota Auris”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!