Dosja “Toyota Yaris”, SPAK jep pretencën për ish-prokurorin Aurel Zarka

schedule13:06 - 15 Prill, 2025

schedule 13:06 - 15 Prill, 2025

Prokuroria e Posacme SPAK ka kërkuar 4 vite burg për ish-drejtuesin e prokurorise se Vlores Aurel Zarka, i dyshuar për dosjen “Toyota Yaris”.

Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, në rast se Gjykata do të shpallë fajtor dhe do të pranojë pretencën e Spak Zarka do të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit, dhe do të dënohet me 3 vite burgim.

Ne seancen e te martes vete Zarka nuk ishte i pranishëm por perfaqesohej nga avokati ndersa prokurori i SPAK Klodian Braho theksoi edhe faktet e gjetura në hetim.

“Nga hetimet ka rezultuar se Aurel Zarka ka qenë një nga përdoruesit e Sky Eç, që mundësonte komunikime të fshehta. Ka rezultuar e provuar se ka kërkuar vlera monetare për një çështje në Prokurorinë e Vlorës. Është provuar se ka kërkuar vlera monetare për favorizimin e një tjetër çështje, në bashkëpunim me Radovan Çelën.“

Spak kerkon qe Zarka te shpallet fajtor per  veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit,”, si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve,”.

Më herët  Gjykata e Posaçme ka veçuar çështjen për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka nga të pandehurit e tjerë që ndodhen në kërkim

Zarka u arrestua më 29 korrik 2024 me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga GJKKO.

Sipas SPAK, të dyshuarit kanë ndërhyrë, marrë ryshfet dhe dhënë ryshfet funksionarëve të drejtësisë në 8 çështje penal, 4 nga të cilat të lidhura për dosjen “Toyota Yaris”  që kur dosja ishte te Prokuroria e Krimeve te Rënda e me pas kur ajo shkoi në Gjykatën e Tiranës në hetimet paraprake e deri te hetimet pasurore ndaj personave të akuzuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!