Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit te Posaçëm për dosjen në ngarkim të ish-kryeprokurorit Aurel Zarka.
Mësohet se Gjykata e ka dërguar për rishqyrtim me një tjetër trupë gjykuese.
“Prishjen e vendimit nr.62 (87-2025-398) datë 12.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me tjetër trup gjykues”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Zarka u akuzua në kryerjen e veprës penale të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në çështjen “Toyota Yaris” dhe hetime të tjera.
/abcnews.al/


