Dosja “Shullazi”, dështon dëshmia e avokatit Samarxhi

schedule15:18 - 24 Prill, 2018

schedule 15:18 - 24 Prill, 2018

Gjykata për Krimet e Rënda e pati të pamundur të marrë dëshminë e avokatit Roland Samraxhi në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit. Avokati Samarxhi tha se vazhdon të jetë avokat i kallëzuesit të Shullazit, biznesmenit Ylvi Beqja dhe për këtë shkak përfitoi nga e drejta e tij ligjore për të mos dëshmuar. Në seancën e së martës gjykata i dha fund pritjes së paraqitjes në gjyq të dëshmitarit Jani Zaka, duke lejuar Prokurorinë të lexojë deklarimet e dhëna prej tij gjatë hetimit. Para prokurorëve Zaka rrefente takimin me Emiliano Shullazin, i cili i kishte kërkuar të sqarohej për pronësinë e një parking me Fatmir Sinanajn. Zaka kishte pohuar se nuk e kishte bërë takimin, pasi të nesërmen kishte udhëtuar drejt Greqisë me familjen. Edhe shpërthimi i tritolit në hyrjen e parkingut kishte ndodhur gjatë kohës që ai ndodhej jashtë vendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!