Mbyllen hetimet për Nuredin Dumanin/ Bashkëpunoi me drejtësinë, zbardhi 18 ngjarje kriminale

schedule10:00 - 2 Gusht, 2023

schedule 10:00 - 2 Gusht, 2023

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për Nuredin Dumanin dhe personat e tjerë të arrestuar gjatë operacionit Plumbi i Artë. Të pandehur janë marrë 20 persona, që pritet t’iu komunikohet zyrtarisht akuzat dhe më pas dosja ti kalojë gjykatës. Për 12 personat e tjerë që nuk janë arrestuar ende do vijojë kërkimi policor për një vit dhe më pas pritet të nisë procesi në mungesë.

Dosja “Dumani” është çështja më voluminoze në prokurorinë e posaçme pasi pjesë e saj janë disa procedime penale, për 18 ngjarje kriminale mes të cilave vrasje , grabitje me armë, vendosje tritoli, vjedhje, trafik të lëndëve narkotike deri tek dhuna në familje. Pjesë e dosjes janë disa bashkëpuntorë drejtësisë, mes të cilëve Nuredin Dumani, Skerdi Tasen e Euglen Halilin. Më herët kanë bashkëpuanr me spak edhe Henrik Hoxhaj e Klevis Alla, por disa dëshmi të tyre kanë rezultuar të pa saktë dhe për këtë kanë humbur statusin e bashkëpunëtorit të drjtësisë.

Operacioni “Plumbi i Artë” u zhvillua në maj të vitit 2022, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, një vrasës me pagesë I përfshirë në shumë krime të ndodhura në 10 vitet e fundit kryesisht në Durrës, Elbasan dhe Tiranë. Dumani ishte nisur për të kryer një vrasje në Elbasan në mars të vitit 2022, kur ra pre e një atentati ku mbeti edhe I plagosur. Pas arreëstimit të tij dhe bashkëpunimit me prokurorinë Spak, lëshoi 32 urdhëra arresti.

Prokuroria zbardhi 18 ngjarje kriminale duke goditur 8 grupe kriminale që operonin në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Mes personave të shpallur në kërkim janë emra të njohur si Talo Çela, Suel Çela, Agron Mehja e Ervis Martinaj. Nuredin Dumani u arrestua bashkë me shokun e tij Hnerik Hoxhaj në fund të muajit mars në qytetin e Fierit, teksa mbeti i plagosur pas një atentati në Papër të Elbasanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!