TIRANË- Edhe këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme po vijon dëshminë me dyer të mbyllura Nuredin Dumani, në procesin gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë”.
Dumani ka treguar disa episode kriminale që janë renditur në dosjen e SPAK, si dhe ka vijuar përplasjen verbale mes tij dhe të pandehurve apo avokatëve në proces.
Dumani deklaroi se me Festim dhe Petrit Qolin është njohur vitin 2013, pasi ata paguan avokatin e tij dhe ndërhynë në sistemin e drejtësisë për ta nxjerrë nga burgu.
Mësohet se gjatë seancës Dumani deklaroi se në lokalin në pronësi të Qolëve frekuentohej shpesh nga politikanë e ministri por pa përmendur emra.
Nga ana tjetër, Gentjan Sharra ka kundërshtuar një dëshmi të Dumanit, teksa ky i fundit e implikoi në një ngjarje kriminale, pasi në deklarimet fillestare para prokurorëve nuk e kishte përmendur./abcnews.al