Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dosja “Plumbi i Artë”/ Dy avokatë tërhiqen. Të pandehurit “mbeten” pa mbrojtje

schedule12:08 - 8 Korrik, 2025

schedule 12:08 - 8 Korrik, 2025

I pandehuri i dosjes Plumbi i Artë, Henrik Hoxha, ka mbetur pa një avokat mbrojtës në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij dhe dhjetëra të pandehurve të tjerë.

Në seancën e të enjtes, me anë të një letre drejtuar gjykatës së Posaçme, avokat Gent Rumano njoftoj se ka hequr dorë nga mbrojtja e të pandehurit Henrik Hoxha, duke pretenduar se gjyqi ku është i përfshirë klienti i tij po zgjasin shumë dhe nuk po arrin të marrë as pagesat për punën e kryer.

Ndërkohë edhe avokati i caktuar kryesisht Shpëtim Kodhelja, nuk ka pranuar të mbrojë Henrik Hoxhën, duke thënë se është I angazhuar në gjyqe të tjera dhe është I ngarkuar.

Gjendur në këtë situatë, Prokurori I Posaçëm, Behar Dibra, pati një debat brenda sallës së gjyqit me të pandehurin Henrik Hoxha, duke e pyetur nëse do të vazhdojë me avokatin Gent Rumano apo do të gjejë një tjetër.

Henrik Hoxha këmbënguli që kërkon të gjejë një avokat, ndërsa togat e zeza shtynë seancën për datën 10 korrik, në mënyrë që ti lihej kohë të pandehurit për të gjetur mbrojtje.

Në këtë process i pranishëm ka qenë edhe i penduar i drejtësisë  Nuredin Dumani, i cili zbërtheu i pari aktivitetin kriminal të organizatave të ndryshme dhe një sagë të gjatë ekzekutimesh dhe krimesh në Shqipëri. Dumani seancën e kaluar shprehu dëshirën që të ishte prezent gjatë dëshmisë së mikut të tij, bashkëpunëtorit tjetër të drejtësisë Erion Alibej.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!