DOSJA/ Pjesë e skemës së mashtrimit, biznesmeni i gurëve të çmuar vodhi Kishën e Voskopojës në 2010

schedule13:33 - 24 Korrik, 2021

schedule 13:33 - 24 Korrik, 2021

Xhentil Kupe një nga të arrestuarit si i përfshirë në skemën e mashtrimit e cila ka zhvatur miliona lekë, është pronari i një subjekti që merret me blerjen dhe shitjen e gurëve të çmuar, arit, metaleve të rralla dhe të gjitha llojet e mineraleve.

Në dosjen e prokurorisë, thuhet se në vitin 2010 ai ka qenë i arrestuar si i dyshuar për vjedhjes e Kishës së Shën Mërisë në Voskopojë, ku ishin vjedhur disa mbajtëse llampadarësh dhe një pjesë e ikonostatit.

Në datë 15 prill të këtij viti ai ka bërë një tërheqje parash në bankë të një shume prej 41 mijë eurosh. 10 ditë më vonë, me anë të një prokure, ka deklaruar si përfaqësues ligjor nigerianin e arrestuar bashkë me të nga policia në lidhje me skemën e mashtrimit, Emmanuel Emereibenu.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin ata ndryshonin të dhënat kompjuterike në sisteme të ndryshme, si psh instagram, për krijimin e të dhënave të rreme për përfituar të ardhura. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!