Sharjet e përjavshme që Jamarbër Malltezi i bën gjykatësve e prokurorëve janë përballur sot nga protesta e një qytetari të thjeshtë.
Ai ka ndërprerë monologun e të pandehurit VIP të dosjes Partizani, duke e kthyer gishtin e akuzës për vjedhje, ndaj vjehrrit të tij, Sali Berishës.
“Vjehrri yt ka vjedhur”, i tha qytetari Malltezit.
Seanca e kaluar u shty për shkak se të pandehurit kërkuan pavlefshmëri të të gjitha akteve të kryera nga SPAK, përfshirë edhe procesverbalet për sekuestrimin e sendeve nga studioja ligjore “Pustina”.

