Dosja “Partizani”, katër të pandehur/ Pas Berishës dhe Malltezit, i komunikohet akuza dhe ndërtuesit Bektashi

schedule17:17 - 12 Shtator, 2024

schedule 17:17 - 12 Shtator, 2024

Shkon në 4 numri i të pandehurve për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘partizani’. Pas ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit, SPAK i komunikoi akuzat edhe biznesmenit dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi si dhe shtetasit Xhimi Begeja, një nga përfaqësuesit e familjeve që përfituan nga privatizimi i ish-kompleksit Partizani.

Ndërtuesit Bektashi, firma e të cilit shfrytëzoi e zhvilloi sipërfaqet e ish klubit sportiv, iu komunikua akuza e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave. Disa minuta me vone iu komunikua akuza e pastrimit te parave edhe  Xhimi Begesë.

Për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit partizani, SPAK është në përfundim të hetimeve dhe në fillim të tetorit pritet ta dërgojë për gjykim. SPAK gjithashtu po verifikon rolin e shtetasve të tjerë të cilët mund të merren në ndjekje penale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!