TIRANË– Paraqitet në Gjykatën e Posaçme ish-presidenti i vendit, Bamir Topi. Ai është thirrur në cilësinë e dëshmitarit në procesin gjyqësor “Partizani”.
Përveç tij, këtë të hënë janë thirrur për të dhënë dëshmi edhe Fatmir Mediu, Urim Muja, Isa Tare dhe Paro Laçi.
Ish-kryeministri Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Ky i fundit akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash. /abcnews.al



