Gjykata e posacme cakton seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe katër të pa ndehurit e tjerë. Seanca do të mbahet më 24 tetor në orën 12:00
Do të jetë gjyqtaja Flojera Davidhi që do të vendosë për kalimin ose jo për gjykim të dosjes. Përveç ish-kryeministrit Berisha që akuzohet për korrupsion të pandehur janë marrë edhe dhëndëri I tij Jamarbër Malltezi , biznesmeni Xhimi Begeja, Fatmir Bektashi dhe noterja Andia Pustina. Tashmë pritet që gjykata të vendosë edhe datën se kur do të nisë seanca paraprake, ku spak nga njëra anë kërkon që të nisë gjykimi në themel ndërsa avokatët e të pandehurve pritet të kërkojnë pushim të hetimeve.
Një muaj më parë, Prokuroria i komunikoi Berishës akuzën e korrupsionit pasiv dhe Malltezit atë të korrupsionit e pastrimit të parave. Mësohet se spak është duke vijuar hetimet sa I takon pasurisë ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe rrethit të ngushtë të familjarëve të tij. Prej dhjetorit të kaluar Berisha e Malltezi mbahen të izoluar në banesë pasi gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Të pandehur për të njëjtën dosje janë marrë edhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begaja e Andia Pustina për akuzën e pastrimit të parave e korrupsiot, ndërsa hetimet ndaj tyre janë zhvilluar në gjendje të lirë. Prokuroria ka dyshime se Berisha në cilësinë e kryeministrit ka nxjerrë akte nën ligjore për të favorizuar dhëndërin e tij Jamarbër Malltezi që përfaqësonte familjet e ish-pronarëve duke përfituar padrejtësisht sipërfaqen e tokës pranë ish-kompleksit Partizani./abcnews.al