Berisha, i pandehur për korrupsion/ Vendoset të hënën për nisjen e gjyqit për ish-kryeministrin

schedule12:03 - 25 Nëntor, 2024

schedule 12:03 - 25 Nëntor, 2024

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të mbahet këtë të hënë seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Pas shqyrtimit, gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ngarkim të të pandehurve.

Në seancën e parë, e cila u mbajt më 24 tetor, gjyqtarja Flojera Davidhi, pranoi kërkesën e mbrojtjes për ta shtyrë shqyrtimin me qëllim që ti jepej kohë palës mbrojtëse për tu njohur me aktet.

Akuzat e ngritura:

  • Sali Berisha- Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal
  • Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;
  • Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.
  • Andia Pustina – Financierja, e cila kryente  operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k –  Akuzohet për ‘Pastrim parash”.
  • Xhimi Begeja-Ortaku i Jamarbër Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’. Ai akuzohet akuzohet për “Pastrim parash”.

Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla./abcnews.al