Dosja “Partizani”/ Dashnor Sula tregon bisedën me Berishën: Çfarë i këshillova, pata dhe një kërkesë për të

schedule20:47 - 26 Mars, 2025

schedule 20:47 - 26 Mars, 2025

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike do duhej të respektonte masën e sigurisë detyrim paraqitje, të caktuar nga Gjykata e Posaçme për dosjen hetimore për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Deputeti i kësaj partie, Dashnor Sula, i ftuar në “Real Story” tregoi se e ka këshilluar Berishën, që të shkonte në gjykatë dhe të respektonte masën.

Po ashtu ai tregoi se i ka kërkuar Berishën, që PD të mos e linte në duart e Falmur Nokës, emrin e të cilit nuk pati dëshira të përmendte.

“Unë i kam thënë, e kam këshilluar unë në grup parlamentar z.Berisha përpara se sa do t’i ndryshonte masën e sigurisë gjykata nga detyrim paraqitje në “arrest shtëpi”, i kam thënë se do duhet të shkojë të respektojë vendimin e gjykatës. I kam thënë z. Berisha që duhet të shkosh dhe ta respektosh vendimin e gjykatës. Shko dhe para SPAK, s’ka asgjë të keqe. I kam thënë një shprehje: mos na e lë në duar… partinë të zotit x, që nuk dua t’ia them as emrin”, tha ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!