Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dosja “Partizani”/ Avokati Beqiri: Nuk i shpëton dot, FBI po heton lobimin e Berishës! Laçi: Janë para që i kanë vjedhur qytetarëve

schedule23:52 - 3 Maj, 2025

schedule 23:52 - 3 Maj, 2025

TIRANË- Seanca për kalimin ose jo për gjykim të dosjes “Partizani” ku i përfshirë është ish-kryeministri Sali Berisha dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë, do mbahet më 5 maj.

Vendimi është në dorë të gjyqtares Fjorela Davidhi, e cila duhet të vendosë mbi kërkesën e prokurorisë së posaçme për kalimin ose jo për gjykim të dosjes.

Ish-presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi, i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se Berisha kërkon të zvarrisë procesin gjyqësor, por nuk do t’ia arrijë dot.



Ai theksoi se edhe lobimi prej 6 milionë dollarë janë paratë, që Berisha i ka vjedhur popullit shqiptar.

“Berisha kërkon të zvarrisë procesin. Shpresojmë që drejtësia e re të vendosë pikat mbi i dhe Berisha të dënohet. Ka shkelur ligjin, ka grabitur një pronë, për dhëndrin e vet. Shkeli një sërë ligjesh për t’ia dhënë dhëndrit të vet. Këto lekë janë lekë që ia kanë marrë popullit shqiptar dhe i kanë dërguar në Amerikë. Non grata e Berishës nuk hiqet”, tha ai.

Avokati i njohur Idajet Beqiri theksoi se me dosjen “Partizani”, Berisha rrezikon të dënohet me tetë vjet burg.

“Berisha po përpiqet me artifica për ta shtyrë sa më gjatë, sepse është bindur për një gjë, se ky proces penal do shënojë dhe dënimin e parë të tij, vetëm për Partizanin atij mund t’i shkojnë deri në 8 vjet burg dhe pastaj çështjet e tjera që kanë nisur hetimet në SPAK. Kam parasysh 21 janarin, që rrezikon burg të përjetshëm, kam parasysh Gërdecin, që do shkojë bashkë me djalin e vet, kam parasysh vrasjet që kanë bërë në Tropojë, që janë urdhëruar dhe ekzekutuar nga kjo organizatë që drejtonte Sali Berisha”,  tha ai.

Ai foli edhe për lobimin në SHBA, ndërsa theksoi se FBI-ja pritet ta hetojë si “krim federal”.

“Këto para ndodhen në SHBA, sepse grupi kriminal i Saliut. Lobimi është krim federal në SHBA dhe të jeni të bindur që FBI ka nisur ta hetojë këtë krim, se si kanë shkuar këto para në SHBA”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!