Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK, prova të reja kundër Metës: Çifti shpenzoi 240 mijë dollarë nga karta bankare e biznesmenit

schedule10:38 - 1 Korrik, 2025

schedule 10:38 - 1 Korrik, 2025

Prokuroria e Posacme  ka zbuluar se ish-bashkëshortët  ilir Meta e Monika  Kryemadhi kanë shpenzuar rreth 240 mijë dollarë nga karta e dytë bankare që iu vu ne dispozicion nga biznesmeni shqiptaro amerikan Adrian Shatku.

Për të parë nëse ka patur shpenzime të tjera përmes kësaj karte bankare SPAK ka dërguar letër porosi në shtete të tjera për të zbuluar pagesat që janë kryer online. Nga ana tjetër më herët ish-presidenti Meta ka mohuar të jetë përdorues i kësaj karte bankare duke pretenduar se përdoruese ka qenë ish-bashkëshortja e tij. Kjo është shuma që është arritur të dokumentohet deri me tani pasi dyshohet se vlera mund të jetë më e lartë dhe për këtë priten të tjera letërporosi.

Spak ka administruar disa letër porosi nga disa shtete të huaja mbi pagesat që janë kryer me këtë kartë të dytë online bankare si ne shtetet e bashkuara te amerikes dhe Angli.

Kjo është shuma që është arritur të dokumentohet deri me tani pasi dyshohet se vlera mund të jetë më e lartë dhe për këtë priten të tjera letërporosi.

Spak ka administruar disa letër porosi nga disa shtete të huaja mbi pagesat që janë kryer me këtë kartë të dytë online bankare si ne shtetet e bashkuara te amerikes dhe Angli.  Ish-Presidenti dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Për të gjykata e posaçme e shkallës së parë dhe ajo e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta prej afro 8 muajsh të mbahet i izoluar në burgun 313 ne kryeqytet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!