Dosja hetimore/ Erzen Breçani ‘mik’ i Nuredin Dumanit dhe Bujar Ajetit, i ndihmoi t’i shpëtojnë arrestimit

schedule21:29 - 22 Nëntor, 2023

schedule 21:29 - 22 Nëntor, 2023

Detaje të reja dalin në dritë në dosjen hetimore të SPAK, i cili coi në pranga ish drejtorin e policisë, Erzen Brecani.
Nisur nga sa referohet në dosje, të cilën ABC News ka siguruar, Erzen Brecani ka ndihmuar të shumë kërkuarin Nuredin Dumani e Bujar Ajeti për t’i shpëtuar arrestimit, duke i dhënë informacione.

“Gjithashtu, dyshohet se ai ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal, duke i dhënë informacione shtetasve Bujar Ajeti si dhe Nuredin Dumani në mënyrë që këta shtetas t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore. Një nga elementët e veprës ana objektive, është edhe “çdo mënyre tjetër me qëllim që t’i shpetojë kërkimit, kapjes ose arrestimit…” ku informacioni I dhënë nga shtetasi Erzen Breçani shte nje nga mënyrat që ka ndikuar që shtetasit Bujar Ajeti dhe Nuredin Dumani të shmangin komunikimet dhe të shmangin cdo lëvizje që do të mund të sillte arrestimin e tyre” citohet në dosje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!