“Dosja hetimeve për vrasjen e Altin Balliu”, gjykata i kërkon prokurorisë eksperimentin hetimor

schedule11:46 - 14 Shkurt, 2020

schedule 11:46 - 14 Shkurt, 2020

Dosja e vrasjes së Altin Balliut në janar të vitit 2019 vijon të mbetet në qëndër të vëmendjes dhe betejës mes Prokurorisë dhe Gjykatës. Gjykata në vendimin e saj pretendon se prokurori nuk ka arritur të kryejë një hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës, për të pandehurin Olgert Mustafa.

Ndërkohë motra e të ndjerit kërkoi drejtesi ndërsa theksoi se do bënte vetgjyqësi ndaj gjakut të vllait teksa hodhi akuza të rënda për prokurirun e çështjes.

Gazetarja e ABC News ka siguruar Ledjona Xheladinaj ka sigurur vendimet për ri-hetim që janë marrë nga gjyqtarja Fjorela Davidhi dhe i fundit është marrë në shkurt 2020 nga gjyqtarja Sonjela Voskopi.

Sipas këtij vendimi gjyqtarja Voskopi, i kërkon prokurorit të çështjes të kryejë veprime shtesë dhe të ndërtohet plan-vendosja e autorit të krimit Olger Mustafa dhe 6 personave të tjerë, përfshirë dhe viktimën Altin Balliu.

Gjykata i kërkon prokurorisë që nëpërmjet këtyre dy ekspertëve kriminalistë të hartojë një skicë, të shoqëruar me shpjegimet dhe përshkrime përkatëse, duke qartësuar vendndodhjen e kufomës në raport me vendndodhjen e mjeteve të dëmtuara me predhë nga arma e zjarrit, të përcaktohet vendndodhja e tre gëzhojave të gjetura në raport me pozicion e viktimës e shumë veprime të tjera hetimore. Gjithashtu kërkohet dhe përcaktimi i këndit dhe drejtimit të qitjes që ka bërë autori i krimit në këtë ngjarje kriminale.

Pjesë nga vendimi:

Në vendimin e mbi ekzamimin e kufomës së Altin Balliut. Autori ka qëlluar në drejtim të disa personave dhe kjo ka ndodhur në dy momente, që ka ardhur në vendin ku ka ndodhur konflkti i parë, dhe që është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe gjatë ndjekjes që autori i krimit ju bënte, në pjesën fundore që duket nnga kamerat e sigurisë, ka dalë përpara Erjon Cilla. Ngjarja është zhvilluar në një segment të gjatë ku faktet e mësiperme kemi dy makina në vend të ndryshme që kanë vrima të plumbave , gjetja e njollave të gjakut 41 m larg kufomës, prania e gjurmëve.

Amëve në tre vende rreth makinës më targe AA947 VA, gjithashtu gëzhojat e gjetura në vendngjarje janë  në vende të ndryshme larg njëra tjetrës, në distancë shumë të mëdha dhe në drejtime të ndryshme, nuk janë paraqitur në relacionin përfundimtar të hetimeve dhe shtojnë deklarimin e shtetasit Erion Cila, ku të gjitha këti sëbashku tregojnë se prokurori i ka anashjakuar këto prova dhe fakte që janë mbledhur nga policia gjyqësore dhe janë në dosje.

Nga ana e prokurorisë nuk janë kryer veprimet për zbardhjen e së vëretetës dhe ka bërë një vlerësim të gabuar të cilësimit juridik të veprës penle në harmoni me provat dhe kronologjinë e ngjarjes. Pasi me vetëdije autori i veprës penale ka dashur të vrasë të gjithë personat që ndodheshin në ngjarje pa pasur parasysh dhe persont e tjerë që banonin aty pranë dhe njerëzit e terë që ndodhin në lokal, ardhjen e pasojës, nga ai drejtim i armës së zjarrit ndaj shumë presonave ka rerzikuar jetën  e tyre, por për shkaqe të pavaruara nga autori i vrasjes, si rezultat i shpërndarjes në drejtime të ndryshme ka bërë që këta të fundit të shpëtonin nga ngjarja tragjike me pasojë vdekjen. Qëllimi i autorit ka qenë të vrasë të gjithë personat në në vendin e ngjarjes duke qenë se kemi të bëjmë me armë zjari pistolet TT e cila mban fishekë, jo më shumë se 8 copë. Këto jnë shkrepur të gjitha duke mos pasur më fishekë.

Duke iu referuar itensitetit të sulmit, autori qëllon 7 herë në drejtime të ndryshme duke iu referuar gëzhojave të gjetura ndaj personave që kanë qenë  të parmatosur me armë zjarri apo me ndonjë armë të ftohtë, 5 plumba janë gjetur në trupin e viktimës dhe dy janë ndodhur në makinat. Gjykata vlerëson se cilësimi juridik jepet pasi të qartësohet mekanizimi i ngjarje, bazuar në provat që mund të sigurohen pas veprimeve hetimore.

Referuar pikës 34 gjykata vlerëson të nevojshme që organi i akzuës të kryej dhe një tjetër veprim hetimor. Gjykata çmon se është e nevojshme që të caktohen dy ekspettë kriminalistë, që në bazë të tërësisë së akteve të fashikullit të hëtimit të hartojë një skicë, shoqëruar me përshkrimet përkatëse ku të pasqyrohen:

Vendosja e kufomës së viktimës dhe në raport me mjetet e dëmtuara me predhë, armë zjarri, mjeti me targë 9270B dhe AA 947 VA si dhe vendndodhja e mjetit golf të drejtuar nga i pandehuri.

Të përcaktohet vendi ku janë gjeturt tre gëzhojat në raport me pozicionin e viktimës, distancat mes tyre.

Të përcaktohen poziciionet ku janë gjetur gjurmët e gjakut të viktimës në raport me vendndodhjen e tij fundore  dhe me mjetet e dëmtuara.  Referuar gjurmëve, mejeteve të dëmtuara, sendeve të gjetura në vendngjarje, deklarimeve të përcaktohet trajektorja e lëvizjes së viktimës dhe të pandehurit, e pozicionit të këtij të fundit kundrejt vikttimës në momentin e qitjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!