Ne procesin qe po mbahet per dosjen “Gërdeci” ne gjykaten e posaçme ish-mijistri i mbrojtes Fatmir Mediu po vijon të kundërshtojë përgjigjet e eksertëve ne lidhje me akt-ekspertimit tekniko-ushtarak.
Mediu: Trajtimi i municionit ishte kompetencë eksluzive e Forcave të Armatosura dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes. Per çdo vendim të qeverisë ka pasur një urdhër ministri dhe pas çdo urdhri të ministrit një urdhër tjetër ose udhëzim të shtefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, kështu funksionon në ministrinë e Mbrojtjes.
Sipas Mediut, kompania SAC nuk kishte vetem demontim, por edhe demilitarizim, pra kthimin e tyre në të pa efektshëm dhe të pa rrezikshëm.
SAC ka kryer demontin, duke mos kryer demilitarizim, fakt që i është vënë në dukje kompanisë. Ndersa Seanca e radhës do te mbahet me 7 qershor.
/ abcnews.al