Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dosja ‘Epstein’/ Lekli: Bota e krimit, e mbuluar nga pushteti. Shënjestra, adoleshentët joshen për jetën e luksit

schedule20:21 - 3 Shkurt, 2026

schedule 20:21 - 3 Shkurt, 2026

Psikologia Marsela Lekli, komentoi për Real Story dosjen Epstein duke thënë se fenomene të tilla kanë ekzistuar dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë, pasi sipas saj, krimi në nivelet më të larta shpesh mbulohet nga pushteti.

Ajo tha se abuzimet kanë në shënjestër kryesisht moshat adoleshente, të cilat janë më të ndjeshme ndaj manipulimit, premtimeve për luks dhe favore.

“Këto gjëra kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. Bota më e madhe e krimit është e mbuluar nga pushteti. Pse një individ me jetë të thjeshtë nuk ka arritur në këtë pikë, pse pikërisht njerëzit e suksesshëm?



Epstein është marrë me këtë moshë, sepse është mosha më delikate për t’u gënjyer dhe për t’u abuzuar. Adoleshentët janë një moshë ku edhe vetëprovohen për një fundjavë, për një jetë më luksoze dhe kështu vazhdon zinxhiri.

Në faza të tilla janë edhe vajzat në fillim të një seksualiteti dhe futen në pedofili. Një njeri normal nuk arrin në një pikë të tillë.” / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!