Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

‘Dosja e Veliajt nuk ka akt korruptiv të drejtpërdrejtë’/ Meçe: Ankandi i Liri Berishës në 2007 duhet të hetohet nga SPAK

schedule21:57 - 13 Shkurt, 2025

schedule 21:57 - 13 Shkurt, 2025

Analisti Arben Meçe u shpreh në ‘360 gradë’ se në dosjen e Veliajt nuk ka asnjë akt korruptiv të drejtpërdrejtë.

Sipas tij, në mënyrë analoge me historinë e Veliajt, përmendi ankandin e pikturave të Liri Berishës në vitin 2007 ku Taçi Oil bleu një pikturë me vlerë 100,000 euro. Meçe përmendi se dhe ky duhet të jetë një akt që duhet të hetohet nga SPAK.

“Është një fakt që i fut menjëherë në axhendë politike. Një fakt që u interpretua me Louis Vuitton. Ditën e parë që ka dalë Rama ka thënë, zotri duam një provë dhe të na japësh që ekzistojnë këto 800,000 euro. Në vitin 2007 është bërë një ankand pikturash i organizuar nga Liri Berisha dhe një nga personat shkatërrues të naftës Taçi Oil ka blerë një pikturë 100,000 euro. Taçi Oil  sponsorizoi Liri Berishën me 100,000 euro. Erion Veliaj posedues me 5 milionë m2 ndërtim dhe10 miliardë euro që i jep oligarkëve, kaq është tregu që ka ofruar tregu i Erion Veliajt.



Është një fakt për t’u hetuar nga SPAK? Në dosjen që keni parë nuk ka në akt korruptiv të drejtpërdrejtë, ka thënë që Veliaj ka dhënë leje ndërtimi dhe ky që ka marrë lejen ka dhënë shpërblimin. Veliaj hetohet, Berisha jo. Ngjarja është e njëjtë. Janë kthyer me 1.1 milionë euro. Kjo gjë që ka ndodh është qesharake. Logjika që ka ndërtuar prokuroria nuk është leja e ndërtimit i është kthyer të shoqes. Ato rrobat që i diskutojmë 800 mijë euro, është e rëndëisshme të dimë ku janë dhe si janë shpenzuar.  Të thuash që ka 1,1 milionë fatura, do thuash dhe ku janë përdorur. Në strukturën e kostos së një aktiviteti ka shpenzime dhe të ardhura. Bëj diferencën dhe këtë gjë SPAK dhe prokurori janë të detyruar. “

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!