TIRANË- GJKKO ka refuzuar ankimin e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila mbahet në burgun e Pojskës në Pogradec.
Ajo kërkonte lirimin nga qelia për shkaqe shëndetësore.
Fetahu u ekspozua në dy dosje të SPAK, lidhjet me organizatën “Çopja” dhe organizatën e Suel Çelës.
Për dosjen e parë ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për dosjen e dytë “arrest në burg”/abcnews.al