Dosja e SPAK për Berishën, Delia: Nisi që kur ish-kryeministri erdhi në pushtet. Avokatët dështuan për të zvarritur çështjen

schedule17:39 - 25 Tetor, 2023

schedule 17:39 - 25 Tetor, 2023

E ftuar në Newsline, gazetarja e ABC News, Etleva Delia fillimisht foli për seancën e sotme ndaj Berishës, ku dy avokatët e ish-kryeministrit e braktisën seancën pas dy orësh, pasi sipas tyre nuk u pranua kërkesa për përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka.

Sipas gazetares,  kjo ishte një tentative e dështuar e avokatëve për të zvarritur çështjen, në mënyrë që të kalonin pesë ditë dhe të shfuqizohej masa për Berishën.

Ajo shton se kërkesa nga avokatët për përjashtimin e gjyqtares është bërë gojarisht dhe jo me shkresë dhe në mënyrë zyrtare.

Sepse ata e kanë bërë gojarisht dhe jo me shkrim. Një kërkesë e tillë në formë zyrtare duhet bërë më shkrim. Ishte një tentativë e dështuar për të zgjatur këtë  fazë, se  nëse shkon deri në 5 ditë, masa e sigurisë shfuqizohej.

Për të shmangur gjithë këtë duhej bërë ajo që pretendonin avokatët, duhej të zbatohej kushtetuta dhe të njoftohej Kuvendi” tha Delia.

Në lidhje me dosjen dhe atë çka ajo përmban, Delia tha se gjithse gjithçka nis në vitin 2005, në momentin që Berisha vjen në pushtet.

Pasi që nga momenti që Berisha vjen në pushtet, fillon të vihet në zbatim plani për privatizimin e kompleksit “Partizani” edhe pse ish-familjet pronare ishin shpronësuar dhe dëmshpërblyer në kohën e Italisë fashiste dhe kjo nuk mund të ndodhte sërish.

Gazetarja shton se çdo pengesë që i dilte përpara, kalohej me akte nënligjore, VKM  dhe ligje.

Në fakt pa u marrë fare me atë që pretendon Berisha, unë bazohem vetëm në atë që thuhet në Dosje.

SPAK e cilëson që në momentin që erdhi në pushtet qeveria Berisha në vitin 2005, filloi te vihen në  zbatim plani për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.

Deri në atë moment, familjet ish-pronare, ishin shpronësuar dhe dëmshpërblyer.

Sipas SPAK në momentin që erdhi në pushte Berisha, nisin kërkesat e para dhe kthimin e taave si ish pronar, 5 familja, një prej tyre edhe ajo e Jamarbër Malltezit.

Këtu nis gjithçka në momentin që me firmën e Berishës, vendoset që një sipërfaqe brenda kompleksit nga zonë sportive, të kthehet në zonë banimi.

Më pas kjo zonë ishte në varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe këtu vjen shkelja tjetër. Bëhen mbledhje qeverie, bëhen VKM që janë për të rregulluar këto pengesa, bëhen akte nënligjore dhe ndryshohet ligje” shton gazetarja.

Delia thekson se përveç privatizimit të kompleksit është edhe një siparfaqe tjetër jashtë këtij kompleksi që është futur si pjesë duke falsifikuar dokumenta dhe kjo është një tjetër çështje që po merret SPAK.

“Përveç kësaj është edhe një sipërfaqe jashtë kompleksit dhe është e dyshimte se si kjo sipërfaqe është futur brenda këtij kompleksi.

Dyshohet se kjo është bërë e mundur me dokumenta falsifikuara. Kjo është një fazë tjetër që po verifikohet nga SPAK.

Të dalim sërish te pjesa e parë, ku këto familje janë dëmshpërblyer edhe këtë e vërteton edhe babai i Jamarbër Malltezit. Dalim edhe te ndëshkimet, që i pari ishte gjeneral, Vladimir Qirjazi, që kundërshtoi vendimin dhe më pas u shkarkua.

Nuk pati vetëm ligje të shpikura enkas, por pati edhe ndëshkime. Dëshmia e gjeneralit është në dosjen e SPAK. Është dhe një bisedë mes Genc Rulit dhe Sali Berishë që u vendos që  shpronësimi i kësaj prone të bëhej 20% me para dhe 20% me bono thesari që më pas dolën nga qarkullimi.

Gjithçka është  e kopsitur, këtë e thotë SPAK” tha Delia.

Gazetarja flet edhe për mekanizmat e tjerë e përdorur nga Berisha, për privatizime.

Në dosje ka shumë elementë dhe ka disa pika kyçe. Në momentin kur ky truall ku ishte në kompleksin sportiv Partizani që ishte në varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes duke qenë se MB në atë kohë dhe po ashtu edhe tani janë më shumë se 200 prona që janë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Vetëm kompleksi sportiv Partizani rezulton i shpronësuar deri më tani edhe kjo u bë pasi kjo pronë i kaloi në varësi Ministrisë së Kulturës. Është një nga ato mekanizma që u përdor për të lehtësuar punën e shpronësimit.

Ka diçka në dosje që flitet për shpronësimin e saj sipërfaqe. Banorët që ishin vetë-identifikuar si Bashkësia e Kroit të Shëngjinit sepse ashtu quhej zona ku ndodhej kompleksi sportiv Partizani, janë drejtuar me kërkesë pasi kjo pronë i ka kaluar Ministrsë së Kulturës, i janë drejtuar Ministrisë së Turizmit që drejtoj nga Bujar Leskaj në atë kohë.

Zoti Leskaj ka kërkuar që t’i drejtohej Ministrisë së Mbrojtjes, pra kishte një kleçkë që u zgjidh, pra filluan lehtësirat për banorët, për familjet ish-pronare që të fillonin të përfaqësoheshin nga dikush. Dhe përfaqësimi zgjidhën që të ishte Jamarbër Malltezi i cili u pajis me prokurorë dhe përveç kësaj kishte një kleçkë, ku përcaktohej se do të kishte si kapital 3-5 % të pasurisë të banorëve, përveç asaj që përfitonte vetë“, përfundon ajo.r.t/abcnewss.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!