SPAK nga zbërthimi i aplikacionit “SKY-ECC” ka zbuluar biseda të ndryshme rreth organizimit dhe trafikut të drogës. Një bisedë e Ervin Matës, tregon dyshimet, që kishte në lidhje me një një sasi prej 250 kg kokainë. Kjo sasi malli ishte nisur nga Brazili, por më pas ishte kapur në Frankfurt të Gjermanisë
Gjatë bisedimeve, Ervin Mata, i cili është shpallur në kërkim, komunikon në gjuhë të huaj në shtator 2020 dhe nga biseda e zhvilluar dyshohet se ka trafikuar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.
Gjatë bisedës Ervin Mata u tregon bashkëpunëtorëve se i është sekuestruar sasia prej 240 kg kokainë, dhe kjo do të dilte në gazetë.
Pjesë nga dosja:
Rezulton se në muajin Shtator 2020, përdoruesi i SkyECC, i identifikuar si Ervin Luan Mata, bashkëbisedon në gjuhë të huaj në grup chat-in e emërtuar. Nga biseda e zhvilluar dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me përdorues të tjerë SkyECC, pjesëmarrës në grup chat, kanë trafikuar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike kokainë nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main-Gjermani.
Lidhur me këtë bisedë, evidentohen edhe biseda të datës 29.09.2020 me përdorues të tjerë shqipfolës, ku shtetasi Ervin Mata i tregon që i janë kapur dhe sekuestruar një sasi prej 240 kg, sasi e cila lidhur me problematikën e nxjerrjes nga aeroporti dhe mbërritjen në Frankfurt diskuton edhe në grup chat-in. Me datë 29.09.2020, në orshtetasi Ervin Mata duke përdorur, komunikon me përdoruesin e paidentifikuar AOSHUI dhe i tregon që i janë kapur një sasi prej 240 kg në Frankfurt dhe të presë nesër që të dalë në gazetë.
Ata shkëmbejnë mesazhet: “…Ili un e shes me 35… Ramazanit ma ka pagu 34. Ato mund ta dun dhe ‘ner heletik Pom’ (bashkëbisedimi në gjuhë të huaj!