Dosja e pastrimit të parave, përgjimet zbulojnë fondin e “Plutonit” në një bankë në Bahamas

schedule17:04 - 16 Nëntor, 2021

schedule 17:04 - 16 Nëntor, 2021

Skandali i pastrimit të parave ku rezulton i përfshirë edhe biznesmeni i hidrokarbureve Rezart Taçi i shpallur në kërkim, vijon të jetë në qendër të vëmjendjes, ndërsa po dalin detaje të tjera nga përgjimet e prokurorisë italiane.

Mediat italiane shkruajnë se ekziston një fond i depozituar në një ban3ë në Bahamas. Zyrtarisht iu konfiskua Francesco Zummos, sipërmarrësit italian të hetuar për lidhje me “Cosa Nostra”-n.

Zummo deri pak ditë më parë do të kishte tentuar ta zbrazte këtë fond me ndihmën e kontabilistit Fabio Petruzzella. Ky i fundit i shoqëruar nga avokatët e tij, u mbrojt para drejtësisë duke pretenduar se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme.

Të dy u arrestuan lidhur me skemën financiare të pastrimit të parave, që është drejtuar nga dy Zummo, Petruzzella me bashkëpunim të zviceranit me origjinë italiane Daniele Castagalli si dhe biznesmenit shqiptar Rezart Taçi.

Për arsye moshe, Zummo u la arrest shtëpie. Prokuroria e Palermos ka zbardhur kalimin e 23 milionë eurove nga disa llogari në Zvicër në të tjera të hapura në Shqipëri, falë lehtësuesve, ndërmjetësit zviceran por me origjinë italiane Daniele Cestagalli dhe Tacit.

Mediet italiane raportojnë se ky është një kapitull i hetimeve në të cilin flitet për zyrtarë të korruptuar, por edhe për miqësi me anëtarë të qeverisë shqiptare dhe malazeze. Gjyqtari Alfredo Montalto beson se përgjimet janë shumë të përgjithshme për të identifikuar se për kë bëhet fjalë.

Një pjesë e parave u bllokua në llogarinë e hapur në Tiranë. “Gjëja është bërë – tha Cestagalli – varet vetëm nga kjo copë m… me ministrat e qeverisë shqiptare …”., thuhet në përgjim.

Fondi në Bahamas

Fondi “Plutonit” është pjesë e listës së pasurive të konfiskuara të Zummos dhe familjes së tij. Ky fond ishte depozituar në një bankë në Nassau në Bahamas, në emër të gruas së Zummos. Petruzzella i shpjegoi bashkëpunëtorit të tij se bllokimi i parave në Shqipëri po krijonte probleme, por se thoshte se mund ta “marrësh atë në Bahamas”. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!