Gjykata për Krimet e Rënda caktoi sot masat e sigurisë për 5 personat e arrestuar në lidhje me abuzimin e dyshuar me trojet në ish-komunën e Kasharit. Gjyqtarja Rexhina Merlika ka lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 3 ish-zyrtarët e komunës, përfshirë dhe ish-kreun e kësaj njësie vendore Besnik Fuçia, ndërsa në “arrest me burg” është lënë vetëm investitori i kompanisë “Ina 2004”, Stefan Çaushi. Me masën e sigurisë detyrim paraqitje u lanë: Teuta Shehaj, mbesa e ndërtuesit Çaushi, Jurgen Memishaj, ish shef i zyrës së Urbanistikës në ish komunën Kashar, Miranda Dyrmishaj, kolaudatore. Kallëzimi u bë nga investitori Arben Petriti. Hetimet zbuluan se Petritit i është shkaktuar dëm financiar prej 1.5 milion euro për një truall që i ishte dhënë në pronësi nga komuna ndërtuesit Stefan Çaushi./ABC News Albania 24/7
Dosja e Kasharit, caktohet masa sigurisë për ish-zyrtarët
schedule13:49 - 9 Maj, 2019
schedule 13:49 - 9 Maj, 2019