Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dosja e Ilir Metës/ Shorti cakton Irena Gjokën gjyqtare të seancës paraprake

schedule10:00 - 3 Shtator, 2025

schedule 10:00 - 3 Shtator, 2025

TIRANË- Gjyqtarja që do të vendosë për kalimin ose jo për gjykim për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta do të jetë Irena Gjoka.

Gjykata hodhi shortin të mërkurën dhe tashmë Gjoka do të vendosë nëse do e pranojë apo jo kërkesën e spak për të gjykuar metën dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi për akuzat e korrupionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Përveç çiftit të ish-bashkëshortëeve të pandehur janë marrë edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika kryemadhit dhe Ema Çoku për pastrim parash, ndërsa ish-kreu I AKEP, Pirro Xhixho për akuzën e korrupsionit. ish-presidenti Meta prej tetorit të kaluar mbahet i arrestuar, ndërsa Kryemadhi është hetuar në gjëndje të lirë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!