Aktivistja shqiptare Evi Kokalari deklaruar në emisionin “Real Story” se dosja e Sali Berishës do të hapet. Ajo ka theksuar se SPAK ka komunikim me DASH.
Sipas Kokalarit, Berisha ka bërë shumë gabime më herët dhe është me tre investigime në SPAK.
“Unë kam qenë shumë e qartë, shumë e hapur. Unë nuk mund të them që kam fuqinë që ka Grenell në klanin e Trumpit, por gjërat funksionojnë pak më ndryshe këtu dhe njerëzit i marrin shumë seriozisht kur ka një problematik të caktuar.
Duhet të kuptoni një gjë dhe të bëni pyetjen pse nuk u bë Grenell sekretar i shtetit? Grenell ka qene i pari për sekretar i shtetit që në 2020 dhe që të kuptoni një gjë, unë përpara se ta bëja veten pis kur u futa në politikën e Shqipërisë dhe që mund të ndikojnë për çështje të caktuara këtu në Amerikë, Grenelli ka qenë i pari në radhë për sekretar shtetit dhe më ka kërkuar mua të bëhesha ambasadore amerikane në Shqipëri. Ky ka qene thashethemi që shqiptarët e Dretoit e ngatërruan dhe menduan që Edi Rama kishte ndërhyrë te Grenelli që të më kishin bërë mua ambasadore shqiptare në Amerikë. Nuk është e vërtetë. Ka pasur dhe diskutime me miqtë e përbashkët, të cilët kanë thënë që Evi nuk të ikën në Amerikë. Më vonë kemi diskutuar që unë të futesha te çështjet e Ballkanit.
Dosja e Sali Berishës sigurisht që mund të hapet, problemi është a do e heqin, se kur e hap dosjen ti shikon jo vetëm se ça ka ndodhur përpara. Ti shikon faktet e fundit, ti Berishën e ke me tre investigime në SPAK. Unë nuk e di nëse dosjet e SPAK janë në DASH, logjika më thotë që janë në komunikim. Unë e kam thënë dhe më përpara, Berisha ka bërë shumë gabime”, u shpreh ajo./abcnews.al