Dosja “21 Janari” në SPAK/ Gjikondi: Janë hetuar vetëm persona të dorës së dytë. Berisha e Basha, përgjegjësit kryesorë

schedule18:40 - 8 Korrik, 2024

schedule 18:40 - 8 Korrik, 2024

Juristja Brizida Gjikondi, gjatë intervistës për “Special Report”, u ndal edhe te dosja e 21 Janarit që i ka kaluar SPAK, për të cilën Altin Dumani tha se do të nisë procedimi penal sapo të mbërrijnë dokumentet nga Gjykata e Lartë. Sipas saj, përgjegjësit kryesorë të vrasjeve janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

“Tani gjykata e lartë ka kohë që ka marrë në bazë vendimin e Brukselit, një procedurë e hetueshme për vendin tonë, që shyqyr që reagoi Brukseli se ne do e kishim mbyllur 21 janarin. Doli vendimi, u bë dhe redaktimi i tij, pritet që të protokollet dhe të niset për në SPAK. Kemi tre ditë, koncidoi në të njëjtën kur u arrestua ish ministri Beqaj që të dilte dhe 21 janari. Mendoj që tashmë pavarësisht se persona të dorës së dytë janë dënuar, disa janë fshehur dhe quhet sikur është hetuar, ka qenë një rastësi e mirë, çështja është tragjike.

Për Aleks Nikën nuk është bërë hetimi pasi familja e vet s’ka dashur të dëmshpërblehet por ka kërkuar përgjegjësit përpara përgjegjësisë. Përgjegjësit kryesorë kanë qenë Berisha dhe Basha. Ata ndahen për konflikte politike por bashkohen prapë për tragjedinë që kanë shkaktuar. Po ta shikosh këtë në një analizë të imët, kupton pse Basha që u shkëput nga Berisha, nuk mundi ta sulmonte atin e tij politik sepse bashkë kanë sekrete dhe skelete në sirtar, jo vetëm për vrasje. Por po shikojmë që edhe Basha pak a shumë ka qenë ministër i Brendshëm i asaj periudhe, pavarësisht se mburret se unë solla NATO-n, hoqa vizat etj, ai ka shumë kusure para shqiptarëve siç është 21 Janari.”, u shpreh juristja./abcnews.al