Në një njoftim të shpërndarë nga gjykata behet e ditur se gjyqi ndaj Ervin Salianji është shtyrë përsëri pasi nuk është formuar sërish trupa gjyqësore. Salianji dhe avokati i tij shkuan sot në gjykatë, por u njoftuan se trupa gjykuese nuk ishte ende gati.
Njoftimi i gjykatës
Pershendeje!
Sic jeni vene ne dijeni, sot eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji etj.
Ju komunikojme se seanca e sotme nuk do te zhvillohet, per arsye se mbrojtesi i te pandehurit Jetmir Olldashi ka depozituar prane sekretarise se gjykates kerkese per shtyrje seance, bashkelidhur raportin mjekesor per paaftesi te perkohshme ne pune, si dhe trupi gjykues nuk mund te formohet per shkak te mungeses se nje prej anetareve. Mbetet ne vleresimin Tuaj pjesemarrja ne kete seance.
Ju faleminderit!