“Dosja Babale”, Prokuroria jep sot pretencën për Salianjin, ish-deputetët mblidhen te Gjykata

schedule13:02 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 13:02 - 10 Dhjetor, 2019

Eshtë njoftuar edhe nga organi i PD-së që sot pritet të jepet pretenca për ish deputetin e PD Ervin Salianji.

Deri në këto momente nuk është paraqitur, por mund të përfaqësohet edhe nga avokatët e tij të cilët ndodhen në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës, raporton gazetari Andi Qosja.

Sot prokuroria do të japë pretencën për çështjen “Babale”, ku i akuzuar është ish-deputeti Ervin Salianji .

Caktimi i seancës është bërë nga Gjykata e Tiranës. Ndërkohë ish deputetet jane futur ne ambientet e brendshme te gjykates ku mesohet se do ndjekin nga afer seancen gjyqesore.

Çështja “Babale” mbajti për thuajse 1 vit ndezur debatin politik në Shqipëri, duke sjellë edhe përplasje mes palëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!