“Dosja Babale”, Ervin Salianji merret i pandehur për kallëzim të rremë

schedule16:09 - 6 Mars, 2019

schedule 16:09 - 6 Mars, 2019

Prokuroria e Tiranës ka marrë si të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianjin për dosjen “Babale”. Salianji akuzohet për kallëzim të rremë, ndërsa ditën e premte do të paraqitet në Prokurori për t’u njohur zyrtarisht me akuzën që është ngritur kundër tij.

Përmes një audio-përgjimi të publikuar në një nga mediat online në Shqipëri, dhe që më tej u kthye edhe në akuzën e opozitës ndaj qeverisë, u pretendua se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, i njohur si “Babale” për pazare droge. Por zëri i audios rezultoi të mos ishte i Agron Xhafës, por i Fredi Alizotit, thuhet në deklaratën e Prokurorisë. Tashmë mësohet se dosja “Babale” ka shkuar në Gjykatën e Tiranës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!