Gjyqi Salianji, vazhdojnë sëmundjet në seri/ Deputeti i PD ishte i pranishëm në Kuvend, por jo në gjyq

schedule10:41 - 25 Korrik, 2024

schedule 10:41 - 25 Korrik, 2024

Për të disatën herë Gjykata e Apelit të Përgjithshëm e ka patur të pa mundur për të zhvilluar seancën ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji që është dënuar me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë. Seanca e së enjtes nuk u zhvillua për shkak se avokati Indrit Sefa që mbron gazetarin Jetmir Olldashi në dosjen ‘Babalja’ nuk u paraqit për shkak të probeleme shëndetësore. Për këtë gjykata  vendosi që seanca e radhës të mbahet më 20 shtator në orën 10:00.

Nga ana tjetër edhe Salianji nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga 2 avokatët e tij mbrojtës. Nga ana tjejtër avokati Ardian Visha që përfaqëson në këtë process Geron Xhafën, vëllain e ish-ministrit të brëndshëm Fatmir Xhafa shtyrja e seancës është një përpjekje për të zvaritur procesin dhe kërkoi nga gjykata që të marrë masa për ti zëvënduasur avokatët e zgjedhur me ata kryesisht.

Evin Salianji u shpall fajtor nga gjykata e shkallës së parë në vitin 2019-të me akuzën e “Kallëzimt të rremë’ dhe u dënua me 1 vit heqje lirie. Sipas hetimeve të prokurorisë, audipërgjimet që publikoi Salianji në 2018-tën, ku pretedohej se Geron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj koheishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike janë të montuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!