Dosja 5D/ Dënohet 16 muaj shërbim prove ish drejtoresha Deborah Keçi

schedule12:15 - 28 Maj, 2025

schedule 12:15 - 28 Maj, 2025

Gjykata e posaçme ka dënuar me 1 vit burg ish-drejtoreshën e sport klub Tiranës Deborah Keçi në lidhje me dosjen e njohur me emrin 5 D. ish-zyrtarja u gjet fajtore nga gjykata për akuzën e shkeljes së barazisë në Tendera dhe për shkak se procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar ajo u dënua me 8 muaj heqje lirie.

Por këtë dënim gjykata ia konvertoi në 16 muaj shërbim prove. Në të njëjtën kohë ajo nuk mund të kryejë asnjë funksion public për 5 vitet e ardhshme. Gjykata dënoi edhe 3 anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave, që sipas spak akuzohen se favorizuan kompaninë 5D për të fituar një tender për rikonstruksionin e një palestre në kryeqytet.  Teuta Guri u 6 muaj heqje lirie, por ky dënim u pezullua duke u konvertuar me 60 orë pune në shërbim të komunitetit.

I njëjti vendim u dha edhe për Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi. Ndërkohë në një tjetër fraksion janë duke u gjykuar  ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë së Tiranës për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes se pasurisë.

Sipas prokurorisë të pandehurit Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish-drejtues në UKT, kanë qenë pronarë të fshehtë të shoqërisë “5D Konstruksion” duke përdorur ortakë fiktivë. Kjo kompani ka përfituar në mënyrë të parregullt 12 tendera publikë në vitet 2016-2020, duke shkelur rregullat e prokurimit dhe duke siguruar përfitime prej rreth 192 milionë lekësh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!