“Dosja 339”, Vangjush Dako thirret te Krimet e Rënda

schedule20:00 - 18 Maj, 2019

schedule 20:00 - 18 Maj, 2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Lajmi konfirmohet nga Krimet e Rënda për ABC News.

Kryebashkiaku i Durrësit është paraqitur të enjten në orën 15.00 para prokurorëve dhe është marrë në pyetje për afro 5 orë lidhur me përgjimet e “dosjes 339”.  Në përgjimet që janë publikuar në media, Dako rezultonte në komunikime me anëtarë të bandës së Avdylajve, në periudhë zgjedhore.

Vetë kryebashkiaku ka pranuar publikisht ato komunikime, por ka thënë se kanë qenë pjesë e zakonshme e fushatës zgjedhore të një politikani të angazhuar.
Përgjimet e dosjes 330 dhe të asaj 184 janë baza e akuzave të opozitës ndaj kryeministrit Rama për manipulim të zgjedhjeve, e të vendimit për të mos marrë pjesë në vendoret e 30 qershorit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!