Dosja 339, reagon Kim: SPAK po fillon të tregojë lidhjen mes krimit të organizuar dhe korrupsionit

schedule13:49 - 28 Korrik, 2020

schedule 13:49 - 28 Korrik, 2020

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në lidhje me dosjen 339 për krimin zgjedhor. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Tiwtter, diplomatja amerikane shkruan se SPAK po fillon të nxjerrë në pah lidhjen mes krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ambasadorja amerikane shkruan po ashtu se Reforma në Drejtësi  po ecën përpara dhe askush nuk mund ta ndalojë.

Postimi i plotë: 

“Puna e SPAK me dosjen 339 po fillon të nxjerrë në pah lidhjet mes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në Drejtësi vijon të lëvizë përpara dhe askush nuk mund ta ndalë. Edhe një gur!”

Kujtojmë këtu se GJKKO (Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) ka lëshuar 22 urdhër-arreste për dosjen 339. Ata janë komisionerë nën akuzë për “votim më shumë se një herë pa u identifikuar”.

Në njoftimin e saj Prokuroria e Posaçme thotë se:

“Nga aktet e administruara në funksion të hetimit të procedimit penal nr. 29  të vitit 2019 është konfirmuar gjithashtu se gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2017 se:

Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Bida, Emiljan Tuda, Redi Hysa kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar me erma të votuesve të tjerë.

Lexo edhe: DOSJA 339/ ABC News zbulon përkatesitë politike të komisionerëve të arrestuar nga SPAK

Bashkim Alushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Ruci, Zyhra Lala, Qemal Domi, Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Orjada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, Armelind Zeza ka votuar në emër të votuesve të tjerë duke konsumuar veprën penale votim  më shumë se 1 herë ose i paidentifikuar”, shkruan Prokuroria”.

Zonat që prokuroria përmend në njoftimin e saj i përkasin zonave të Shijakut, Durrësit dhe njësisë administrative Gjepalaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!