Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës ka përfunduar pa mbërritur në pikat që i interesojnë qytetit dhe zhvillimit për muajt në vazhdim. Ka qenë Partia Social-Demokrate fillimisht që ka kërkuar që projekt vendimet po bëhen për fushatë dhe grupi i këshilltarëve ka braktisur mbledhjen.
Menjëherë pas kësaj lëvizje të këshilltarëve të Tom Doshit, grupi i këshilltarëve të PD-së ka kërkuar 5 minuta pushim për tu rikthyer në sallë dhe vendosjen e bojkotit të këshillit. Sjellja e këshilltarëve të PSD dhe PD ka ngjallur reagimin e këshilltarëve të PS të cilët e kanë cilësuar të papranueshme sjelljen e kolegeve këshilltarë.
Një ndër pikat më kryesore të dërguara për miratim në mbledhjen e këshillit bashkiak ka qenë ai i menaxhimit të plazheve publike nga Bashkia Shkodër në plazhin e Velipojës, pikë e cila lë peng menaxhimin e hapësirave për pushuesit ku siç e parashikon ligji një pjesë e hapësirave do të menaxhohet nga shteti me cmime konkuruese ndaj privatit dhe duke ofruar zgjedhje për pushuesit.
/abcnews.al/