Sulmuesi i Borussia Dortmund, Jadon Sancho, shkëlqeu këtë sezon në Bundesliga. Anglezi ishte një nga më të mirët për verdhezinjtë dhe është normale që ait ë jetë tashmë në radarin e klubeve të mëdha. Madje para pak orësh ka ardhur dhe oferta e parë zyrtare për të në klubi gjerman.
Janë anglezët e Manchester United, ato që janë interesuar për shërbimet e 20-vjeçarit. “Djajtë Kuq” i kanë ofruar plot 98 milionë paund drejtuesve të Dortmundit, por përgjigjja e tyre ka qenë negative.
Nuk dihet nëse do të ketë një ofertë të dytë nga ana e anglezve për Sanchon, por mesa duket klubi gjerman nuk e dëshiron largimin e tij. Jadon numëron gjithsej 78 ndeshje me fanellën e Dortmundit, ku ka shënuar dhe 30 gola. /abcnews.al