“Verdhezinjtë” e Gjermanisë, Borussia Dortmund, e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2023, teksa ka arritur të triumfojë të 5-ta sfidat e deri më tanishme, në Bundesliga, si dhe siguroi dhe “biletën” e çerek-finales, së Kupës së Gjermanis, “DFB Pokal”.
Tashmë, Dortmund po mendon për ndeshjen e radhës, ku do të presë në “Signal Iduna Park”, “blutë” e Chelsea, në një përballje të vlefshme për fazën e 1/16-ve, të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit, në Evropë, UEFA Champions League.
Mirëpo, “verdhezinjtë” do të duhet të shkojnë në këtë sfidë, pa talentin e tyre të sulmit, 18-vjeçarin gjerman, Youssoufa Moukoko, i cili pësoi një dëmtim në përballjen e fundit, kundra Ëerder Bremen, dëmtim ky që e detyroi të braktiste fushën e lojës vetëm pas 29’-të minutash.
Menjëherë pas ndeshjes 18-vjeçari iu nënshtrua kontrolleve mjekësore dhe tashmë ai do të mungojë rreth 6 javë, me talentin e sulmit që tashmë ka humbur të dyja përballjet e Champions-it, përballë Chelsea.
Ndërkaq, kujtojmë se përballja e parë mes Dortmund dhe Chelsea do të zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës, në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park”, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 7 mars, në “Stamford Bridge”. /i.m /abcnews.al