Dortmund në “garë” me “gjigantët” e Italisë, “Verdhezinjtë” kërkojnë afrimin e anësorit turk

schedule13:36 - 29 Qershor, 2024

schedule 13:36 - 29 Qershor, 2024

Prej kohësh tashmë, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund janë në kërkim të një anësori cilësor për krahun e majtë të mbrojtjes dhe mesa duket e kanë gjetur një të tillë, teksa prej disa muajsh i janë vënë pas turkut me , Ferdi Kadioglu.

Anësori 24-vjeçar i mbrojtjur, i lindur në Viteshe, të Holandës është pjesë e Kombëtares së Turqisë, që prej vitit të shkuar dhe falë performancave të tij “magjike” në fushën e blertë është kthyer në një objektiv edhe për “gjigantët” e Italisë, Inter e Napoli.

Për autorin e 3 golave dhe 5 asistimeve, në harkun kohor, të 51 paraqitjeve me fanellën e Fenerbahce, bordi drejtues i këtyre të fundit, nuk pranon më pak se 20 milionë euro dhe pritet që së shpejti, “Verdhezinjtë” e Bundesliga, të bëjnë një ofertë zyrtare, për “yllin” e mbrojtjes. /i.m /abcnews.al