Me përfundimin e sezonit në një mënyrë zhgënjyese, tashmë “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kanë kthyer sytë nga e ardhmja dhe ditën e sotme kanë prezantuar me anë të një njoftimi në profilin e tyre zyrtar në “Twitter”, transferimin e parë të kësaj merkatoje vere.
Bëhet fjalë për anësorin algjerian të krahut të majtë, Ramy Bensebaini, me 28-vjeçarin që u transferua te Dortmund, pikërisht nga rivalët e tyre historikë, Borussia Monchengladbach e për të bërë situatën akoma më “dramatike”, si një lojtar i lirë.
Bensebaini vjen në “Signal Iduna Park”, si zëvendësuesi i anësorit portugez Raphael Guerreiro, me këtë të fundit që do të largohet sapo të hapet në mënyrë zyrtare merkatoja e verës, si një lojtar i lirë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI POSTIMIN:
Welcome, bienvenue, مرحباً Ramy! ?? pic.twitter.com/aABd4w5sEn
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) June 5, 2023