Karim Adeyemi, sumuesi i Borussia Dortmund foli për “Prime Video” në fund të fitores 1-0 ndaj PSG-së në sfidën e parë gjysmëfinale të Champions League.
“Ishte një natë speciale, ne fituam dhe luajtëm mirë, por është vetëm ndeshja e parë. Nuk ka mbaruar këtu, por sot shkoi mirë.
Ishte një përballje e vështirë, ne u përpoqëm të sulmonim dhe të mbroheshim shumë, kur luani kundër PSG-së e di që nuk do të jetë kurrë e lehtë”, është shprehur Adeyemi./h.ll/abcnews.al