Eksperti Dorian Pashaj nga Procredit Bank në një intervistë për moderatorin Alban Musa shpjegoi rreziqet e kredisë konsumatore dhe arsyet se Procredit Bank nuk e promovon. Sipas tij, kredia konsumatore përmban një risk të shtuar duke i mbingarkuar klientët me detyrime financiare.
“Ne besojmë se kredia konsumatore përmban një risk të shtuar krahasuar me produktet e tjera bankare, risku më i madh i saj është ai i mbingarkimit të individëve me detyrime financiare. Por ju sjell një shembull të thjeshtë, blerja e një telefoni përmes një kredie 3-5 vjeçare. Në pamje të parë duket shumë mirë, supozojmë se e përdorni telefonin për një afat dy vjeçar duke menduar se telefoni nuk ju prishet më parë. Pas dy vitesh nuk e keni më telefonin, ju duhet një tjetër ndërkohë keni një kredi për telefonin e parë.”, u shpreh Pashaj.
“Ne prej vitesh kemi investuar në platformat tona dixhitale ebanking dhe mobile banking por dhe në modernizimin e zonave 24/7. Ajo çfarë ne kemi arritur përmes saj është që 99 përqind e transaksioneve janë të automatizuara. Ajo çfarë vjen si pasojë e saj është fakti që këshilluesit tanë kanë gjithë kohën për t’i këshilluar klientët dhe për të folur për pjesën e kredive konsumatore.”, shtoi ai.
Ai shpjegoi se si Procredit Bank iu vjen në ndihmë klientëve të saj nëpërmjet Overdraft dhe kredisë Flex “Njerëzit mund të kenë dhe nevoja emergjente, dhe për këto ne kemi produktin e overdraft deri në dy paga. Ajo çfarë e bën të veçantë këtë në Procredit është interesit një shifror i cili krahasuar me tregun është shumë konkurrent. Besojmë se overdraft në nivelin e dy pagave nuk e mbingarkon me detyrime financiare klientin dhe ndërkohë i përgjigjet dhe nevojave të veta emergjente për likuiditet.
Në lidhje me konsum të rëndësishëm kemi llogaritë tona të kursimit që janë me norma konkurruese në treg, do të veçoja llogarinë flex. E vecanta e llogarisë fleksei është që praktikisht ju e menaxhoni dhe e aksesoni pa qenë nevoja të vini në bankë. Përmes platformës e banking, klientët tanë këshillohen që në mënyrë periodike të kalojnë fonde nga llogaria rrjedhëse drejt llogarisë së kursimit. Diçka e tillë bën të mundur planifikimitn e kursimit në mënyrë për të konsumuar kur klientët mund të kenë nevojë.”, shtoi më tej ai.
INTERVISTA E PLOTË
Pyetje 1: Pse nje sistem i drejte financiar eshte shume i nevojshem per te mundesuar zhvillim te klienteve qe kreditohen nga banka, si biznese ashtu dhe individe?
Kur flasim per kreditim, nga perspektiva e bankes ProCredit, menjehere vemendja perqendrohet ne impaktin ekonomik dhe social qe ka huadhenia ne terma afatgjate. Kjo eshte arsyeja kryesore pse ne si ProCredit jemi te perqendruar ne mbeshtetjen e bizneseve SME, sepse eshte pikerisht kjo kategori biznesesh qe kane me shume rendesi dhe kapacitet per tu zhvilluar dhe per pasoje te ndikojne jo vetem ne zhvillim e aktivitetit te tyre, por edhe te ekonomise se vendit ne pergjithesi, duke ndikuar edhe ne rritjen e punesimit dhe mireqenies ne vend. Nje nga sektoret me focus te vecante eshte edhe ai I prodhimit,, i cili besojme ka kapacitet per tu rritur dhe per tu zhvilluar me teper, dhe patjeter te ndikoje edhe ne berjen e produkteve shqipetare edhe me konkuruese ne tregjet nderkombetare.
Patjeter fokusi yne eshte edhe te pjesa e individeve qofshin keta pronare biznesi ose te punesuar, duke u ofruar nje keshillim te pergjegjshem financiar dhe transparent dhe marrëdhënie afatgjate, pa i mbingarkuar me detyrime financiare. Nuk i promojme kredite konsumatore por I mbeshtesim klientet ne investime qe permiresojne kushtet e jeteses ose ngritjen e aseteve familjare. Do te thote I mbeshtesim individet ne investime qe me te vertet ndikojne ne mireqenien e tyre dhe planifikimet afategjate si pershembull blerje apartamentesh apo investime ne termoizolimin e banesave etj.
Pyetje 2: Cfare doni te thoni me nuk i promovojme kredite konsumatore?
Ne si Procredit operojme ne tregun shqiptar prej 25 vitesh. Ne fillimet tona pjese e fokusit kane qene edhe ekzposimet ne shuma te vogla psh 2000 Eur apo 5000 Eur per biznese shume te vogla. Nder vite eksperienca na tregoi qe per fat te keq ne shumicen e rasteve ekspozime te tilla, nuk kane ndikuar ne rritjen e kompanise dhe zhvillimin e saj, por kane qene kredi nje pjese e te cilave ka shkuar per konsum. Kjo ka qene edhe arsyeja perse eshte zhvendosur fokusi drejt bizneseve SME, te cilat gjykojme se jane motorri i zhvillimit ekonomik te nje vendi per arsyet qe permenda me pare.
Ne jemi te bindur qe kredia konsumatore nuk ofron vlere te shtuar per klientet, prandaj nuk e promovojme ate. Patjeter qe klientet kane nevoje per konsum, mund te kene nevoje per fonde shtese per pushime, ndoshta per blerjen e nje cellular dhe te tjera, por menyra si ne e zgjidhim kete eshte duke promovuar nje kulture te kursimit qe I mbeshtet keto nevoja. Kete e arrijme permes keshilltareve tane te specializuar te cilet ne koordinim dhe komunikim me klientet krijojne plane te kursimit qe I pershtaten te ardhurave dhe nevojave te klienteve. Vete fakti qe klientet ja dalin te kursejne qofte edhe ne shuma te vogla, nenkupton qe ata mund te mbeshtesin kete stil te jeteses dhe te perballojne shpenzime te tilla, pa qene nevoja te futen ne kredi konsumatore.
Pse kredia konsumatore nuk sjell sjell vlere te shtuar? Ajo ploteson nje nevoje, sidomos kur flasim per individe, pagamarres qe duan te kene me shume komoditet per vete, apo familjen e tyre. Dhe pse duhet te presin njerezit per te bere pushim ose blere telefone
Kredia konsumatore permban rreziqe te caktuara sa I perket zhvillimit te metutjeshem e klienteve si dhe mbingarkeses me borgje. Por bankat duhet te kene nje pergjegjshmeri sociale per te vleresuar kapacitetin pagues te klienteve te tyre, per te ofruar edhe nje keshillim financiare dhe patjeter per te dhene gjithe informacionin e nevojshem ne menyre transparente. Megjithate shpeshhere ne tregun tone sheh kredi ne shuma te vogla si psh 1000-2000-10.000 euro qe kane afat shlyerje deri ne 3, 5 dhe ne disa raste edhe 10 vjet. Gje qe pervecse mbingarkon klientin me pagesa interesi, e perfshin ate ne nje marredhenie disavjecare borxhi. Per hir te se vertetes, me pasigurite qe po perjetojme sot, e vendos klientin para risqeve dhe detyrimeve te shumta te panevojshme, per te plotesuar nje kerkese apo nje nevoje te momentit. Vec te tjerash ne tregun tone egzistojne edhe kredi konsumatore hipotekore deri ne 15 vite.
Duke konsideruar edhe kostot e permuajshme te mirembajtjes se llogarise, kostot e pervitshme te sigurimit te prones dhe jetes, kjo e rrit ne menyre drastike normen efektive te interesit, e cila merr ne konsiderate jo vetem normen nominale te interesit, por edhe kostot e tjera shtese. Duhet te kemi ne konsiderate qe perballe sidoemos ne pjesen e individeve mund te kemi te rinj, por ne disa raste edhe me te medhenj ne moshe, te cilet nuk kane shume eksperience bankare. Kjo duhet te na shtyje si bankiere te jemi me te pergjegjshem jo vetem ne dhenien e informacionit te plote dhe transparent, por edhe ne pjesen e keshillimit dhe pergjegjshmerise, sidoemos per kredite konsumatore, te cilat tipikisht jane edhe me norma shume te larta interesi.
Patjeter i kemi ndjekur me vemendje edhe diskutimet ne emisionet tuaja per impaktin e pandemise ne ekonomi dhe nje nga pikat e prekura ka qene edhe impakti ne punesim. Rritja e papunesise eshte ende me e rende per nje pjese te qytetareve, nese merret ne konsiderate edhe nje kredi konsumatore qe ata mund te kene, si pasoje e plotesimit te nje nevoje apo deshire ne te shkuaren e tyre. Dhe kjo deshire per pushime, per nje dasme luksoze mund te kthehet si bumerang ne rastin e veshtiresice financiare, si pasoje ndoshta dhe e rritjes se papunesise.
A mund te na e ilustroni disa shembuj, pasi besoj mund te jete e vlefshme per shume nga qytetaret qe na degjojne.
Me kenaqesi mund te sjell disa shembuj, per ta bere me konkrete dhe te prekshme per qytetaret. Kredi 3-5 vjecare per blerjen e nje telefoni I cili nderrohet pas 2 vitesh. Pas 2 vitesh telefonin nuk e ke me, te duhet nje tjeter nderkohe kestet e kredise vazhdojne. Kredi 2-3-5 vjecare per pushime qe zgjasin nje jave. Afati I kredise duhet pershtatur me planin e investimit, destinacionin dhe jovetem me aftesine paguese te klientit, gje e cila per fat te keq ndodh ne sistemin tone bankar kur shohim afate kaq te gjata per kredi konsumatore ku perfitueshmeria nga ana e klientit eshte afatshkurter, nderkohe detyrimi ne afatgjate. Vec te tjerash mund te themi qe kredia konsumatore mund te behet edhe e papergjegjshme, nese perkrah konsumin qe nuk perballohet nga te ardhurat familjare.
Shembull tjeter, sa mund te paguaj kest dhe te mos ngarkohet klienti qe ka page 30.000 leke??
Me keqardhje e them se jo cdo individ mund dhe duhet te marre kredi, sidoemos me nivele te uleta te pagave dhe ne bankat mbi te gjitha duhet te kemi kurajon, por edhe pergjegjshemrine per te thene jo ndonjehere, pasi nese mund ti plotesojme nje nevoje afatshkurter klientit, e zhysim me detyrime afatgjata, te cilat mund te shkaktojne edhe problem sociale. Menyra se si e shohim cdo marredhenie per nje kredi apo invesim ne raport me klientin eshte qe te kete perfitim te dyanshem. Patjeter qe bankat komerciale kane per qellim fitimet, por ajo cfare dukshem na dallon ne si ProCredit eshte qe perfitimi nuk vendoset ne radhe te pare.
Ai duhet te jete ne nivel te njejte me pergjegjesine sociale dhe parneritetin afatgjate me klientet tane. Fondet qe ne perdorim per te financuar kredidhenien jane nga depozitat dhe kursimet e qytetareve tane .Prandaj ne cdo financim konsiderohet edhe impakti social dhe nje vemende e vecante I kushtohet planit te investimit dhe benefiteve te tij per klientin. Per kete arsye patjeter I perkrahim klientet tane individe me kredi per ngritjen e aseteve famljare dhe permiresim te kushteve te jeteses, ndersa klientet e biznesit per zhvillimin e biznesit te tyre.
Atehere cfare do te sygjeronit per pjesen e konsumit dhe nevojave qe klientet kane per konsum?
Per dallim nga kredia konsumatore, ne si banke promovojme pjesen e kursimit si strategjine me tte shendetshme per perballimin e shpenzimeve te konsumit. Shembulli me I mire mund te jene llogarite tona te kursimit. Do ta vecojaFlexSave ku klienti ne fonde te lira perfiton interesa tejet konkuruese. Pervec kesaj cdo gje e menaxhon online, pa nevoje per prezencen fizike ne banke. Kjo behet permes sherbimit mobilebanking dhe e-banking dhe urdheresave automatike te cilat e lehtesojne kursimin dhe programimin e tij. Klientet tane kane mundesine qe ne menyre automatike, te regjistrojne ne e-banking nje shume mujore per kursim , e cila ne menyre automatike kalon nga llogaria rrjedhese teajo e kursimit. Klienti ben nje plan per pushime dhe fillon me heret te kurseje, ne menyre qe kur te vije momenti ti kete fondet pa qene nevoja per nje kredi konsumatore.
Po nese klienti ka nje nevoje afatshkurter emergjente per likuiditet?
Ne patjeter e mirekuptojme faktin qe klientet mund te kene nevoja afateshkurtera te likuiditeti qe mund te jene edhe per arsye emergjente. Ne lidhje me kete ne ofrojme FlexFund (overdraft) I cili mund te jete deri dyfishin e pages mujore te klientit. Ne kete pike do te theksoja qe si produkt nuk e mbingarkon klientin me detyrime financiare dhe ofrohet me norme interesi nje shifrore per dallim nga produktet e ngashme qe ofrohen ne treg nga bankat e tjera.
Dorian diten e sotme ne patem kenaqesine te diskutonim ne lidhje me kretite konsumatore, dhe promovimin nga ana juaj te kultures se kursimit. Si jadilni ti perconi keto meazhe qe diskutuam te klientet tuaj?
Arsyeja pse ne ja dalim te kemi nje komunikim dhe bashkepunim te tille me klientet tane qendron ne fokusin tone per keshillim por edhe ne kohen qe keshillataret tane dedikojne per kete qellim. Duke qene se ne banken ProCredit 99% te te gjitha trasnaksioneve jane te automatizuara permes platformave tona digjitale mobile dhe e-banking dhe zonave 24/7, keshilltaret tane kane kohe te mjaftueshme qe te fokusohen ne keshillim te personalizuar te secilit kliente. Ne bankat e tjera edhe sot shohim serish rradhe te gjata. Pervec kohes qe shpenzohet per te pritur ne rradhe, kjo gje eshte dhe e rrezikshme si pasoje e pandemise. Nga ana tjeter ben qe koha e vlefshme per keshillim te jete me e limituar, pasi stafi ne nje pjese te madhe te kohes te jete I perqendruar te pjesa e procesimit.
Ne kete forme pritja ne radhe, pervec qe perben rrezik, duke pritur thjesht per procesimin e nje transaksioni qe fare mire do mund te behej online, klienti nuk perfiton vlere te shtuar nga pritja e tij. Ne permbyllje te ketij diskutimi do te ftoja te gjithe perdoruesit e sherbimeve bankare te mendojne qe te kursejne dhe te planifikojne paraprakisht shpenzimet e tyre ne menyre qe te mos futen pa nevoje ne kredi konsumatore. Per informacion te metejshme ata mund te kontaktojne me keshilltaret tane per individe, por njekohesisht mundte na kontaktojne edhe ne qendren tone te kontaktit ose drejtepersedrejti permes faqes sone zyrtare te internetit. Ne kete forme arrijme qe te komunikojme me klientet dhe te ofrojme vlere te shtuar permes keshillimit. Mbi te gjitha sic e theksova kjo behet pa pasur nevoje qe klienti te vij ne banke./abcnews.al