Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu në një komunikim për mediat deklaroi se kanë paraqitur në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për të hedhur poshtë vendimin për ndalimin e aktiviteteve politike.
Ai shtoi se opozita duhet të jetë e njehsuar në qëndrimin e saj për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Lexo edhe: Partia Republikane, kërkesë Kushtetueses për ndalimin e aktiviteteve politike
“Vendimi për ndalimin e aktiviteteve politike bie ndesh me Kushtetutën, krijon pabarazi politike në një kohë që jemi në proces zgjedhor. Partive politike u mohohet kjo e drejtë dhe më problematike është mungesa e barazisë.
Sot kemi përcjellë në Gjykatës Kushtetuese një kërkesë për të hedhur poshtë një vendim që ndihmon manipulimin që tashmë ka filluar në mënyrë të njëanshme dhe të qëllimshme”, tha Mediu.
/abcnews.al/