“Dorëzohuni ose vdisni!” Lideri separatist në Severodonetsk, ultimatum ushtarëve ukrainas

schedule13:49 - 13 Qershor, 2022

schedule 13:49 - 13 Qershor, 2022

Trupat ukrainase që po mbrojnë qytetin Severodonetsk në Ukrainën lindore duhet të dorzohen ose të vdesin, ka thënë një përfaqësues ushtarak i “Republikës Popullore të Donetskut” të vetëshpallur.
Duke folur për mediat në Donetsk, Eduard Basurin tha se forcat ukrainase nuk do të jenë në gjendje të largohen nga qyteti kryesor, duke pretenduar se ura e fundit që e lidh atë me qytetin fqinj Lysychansk është shkatërruar.
Basurin nuk paraqiti alternativë tjetër për ushtarët, veç dorëzimit ose vdekjes.
Prej javësh tashmë, Severodonetsk ka qenë në fokus të bombardimeve ushtarake ruse në Ukrainë.
Severodonetsk dhe qyteti i tij binjak, Lysychansk, formojnë një pikë qendrore të rëndësishme rajonale dhe industriale në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore.
Pushtimi i dy qyteteve do t’i jepte Rusisë kontrollin e të gjithë rajonit të Luhanskut, pjesë të të cilit tashmë kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia./abcnews.al